Rreth 32 mijë gjimnazistë i janë drejtuar sërish bankave të shkollës për provimin e radhës të Maturës Shtetërore. Këtë të enjte, ata i janë nënshtruar testimit të gjuhës shqipe.

Për shkak të pandemisë së Covid-19, nxënësit ishin të pajisur me maska, ndërsa në hyrje iu është matur temperatura. Gjithashtu nëpër klasa lejohen nga 10 deri në 15 nxënës si pasojë e masave.

Të hënën, maturantët zhvilluan provimin e gjuhës së huaj i cili zgjati 2 orë, nga 2 orë e 30 minuta që ka qenë një vit më parë. Provimi i radhës për maturantët është ai i matematikës./tvklan.al