Ashtu si në shumë rrethe të vendit edhe spitali rajonal i Gjirokastrës ka në magazinat e tij medikamente të mbetura stok.

Ilaçet e papërdorura kapin vlerën e 3.1 milion lekëve nga 50 milion që ka kushtuar furnizimi për të gjithë vitin.

Megjithatë sipas drejtuesve të spitalit ky stok nuk është shqetësues pasi medikamentet janë brenda afatit të skadencës dhe pritet të përdoren brenda afatit të skadencës dhe pritet të përdoren brenda gjashtëmujorit të parë të vitit që vjen.

Nikolla Zhulla: “Pjesa më e madhe dhe vlerën më të madhe e zënë materialet e mjekimit. Janë materiale mjekimi që përdoren kryesisht në kirurgji gjatë operacioneve, post operacionit dhe disa medikamente që prapë i përdorim në kirurgji dhe në patologji për sëmundjet dhe trajtimin e sëmundjeve të neurologut, të neurologjisë.”

Ndërkaq spitali rajonal i Durrësit përballet me një tjetër problem, atë të mungesës së ilaçeve. Edhe në këtë rast sipas drejtuesve të këtij spitali shkak janë bërë vonesat në procedurat e tenderimit.

Neritan Myderizi: “Spitali i Durrësit ka pas një veçori ndryshe nga spitalet e tjera sepse i bën vetë prokurimin blerjen medikamenteve. Si e tillë është në gjendje të menaxhojë më mirë situatën. Durrësi është një rreth i madh, me një numër shumë të madh pacientësh që drejtohen në spital kështu që mundësia e mbetjes stok të medikamenteve nuk ka ekzistuar asnjëherë”.

Kërkesat e ekzagjëruara për medikamente dhe mbetja e atyre stok kanë detyruar Ministrinë e Shëndetësisë të kërkojë evidentimin e të gjithë sasisë në rrethe për të vijuar më tej me grumbullimin e tyre./tvklan.al