Të paktën 127 njerëz kanë humbur jetën dhe 54 të tjerë rezultojnë të zhdukur në Vietnamin verior pas goditjes së tajfunit. Tajfuni godi të shtunën Vietnamin teksa vazhdon të sjellë reshje të mëdha shiu, rrëshqitje dheu dhe përmbytje.
Nga ana tjetër mijëra njerëz kanë mbetur të bllokuat në çatitë e shtëpive të tyre në disa provinca veriore. Teksa banorët më lot në sy tregojnë “lemerinë” e kësaj fatkeqësie dhe apelojnë për ndihmë.
“Kam humbur gjithçka, të gjitha janë zhdukur,” ka thënë një grua për BBC.
“Na u desh të shkonim në një tokë më lartë për të shpëtuar jetët tona. Por, nuk mundëm që të merrnim asgjë me vete,” u shpreh një tjetër.
Tajfuni Yagi konsiderohet si stuhia më e fuqishme që ka goditur Vietnamin në 30 vitet e fundit. “Yagi” ka bërë kërdinë në të gjithë veriun e vendit duke lënë mbi 1.5 milionë njerëz pa energji elektrike.
Nga mediat e huaja dhe pamjet e qarkulluara në rrjetet sociale u pa momenti i shkëputjes së urës Phonh Chau në provincën Phu Tho, teksa me dhjetëra makina u zhytën në rrjedhën e lumit.
Edhe pse tani është dobësuar autoritet përsëri paralajmërojnë banorët që të kenë kujdes dhe të marrin masa./tvklan.al