Kryesia e PS është mbledhur sot në mesditë për të përcaktuar në detaje ftesën për pranimin e partive parlamentare. Për përgatitjen e procesit elektoral, kjo tryezë do të organizohet kësaj jave me objekt kryesor idenë e kryesocialistit Nano lidhur me një strukturë ndërpartiake në lidhje me procesin e monitorimit partiak.

Ndërkohë që ftesa u është adresuar partive parlamentar, anëtarët e kryesisë socialiste kanë reduktuar komentet në këtë takim. Vetë kryetari Nano i pyetur rreth idesë së kryetarit të grupit parlamentar demokrat Jemin Gjana për ngritjen e një komisioni parlamentar për zgjedhjet, tha se ishte gati të diskutonte për këto propozime të opozitës, madje në një nivel më të lartë duke nënkuptuar një takim të liderve politik./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame