Spanja ka një problem serioz në prag të nisjes së EURO 2024, pasi Aymeric Laporte mund të humbasë ndeshjet dy ndeshjet e para, kundër Kroacisë dhe Italisë.

Dihej se Laporte ndoshta do të humbiste ndeshjen e parë ndaj Koracisë, por sipas raportimeve nga mediat në Spanjë këtë pasdite, ka dyshime në rritje nëse ai do të mund të luajë në ndonjë nga tre ndeshjet e grupit.

Carrusel Deportivo pretendon se është ‘praktikisht e pamundur’ ta shohim Laporte të luajë kundër Italisë të enjten e ardhshme. Mbrojtësi i Al Nassr, në Arabinë Saudite, raportohet se ka një problem muskulor dhe po rezulton më serioz se sa mendohej fillimisht.

Për Spanjën, e cila do të ndeshet me Shqipërinë më 24 qershor në ora 21:00, kapiteni i Real Madrid, Nacho dhe Robin Le Normand pritet të jenë dyshja qendrore e mbrojtjes nesër kundër Kroacisë, të dy që mund të thirren edhe kundër Italisë më 20 qershor.

Gjithashtu dhe Dani Olmo, lojtar i RB Leipzig, nuk është 100 për qind në formë dhe mund të jetë në dyshim për ndeshjen me Kroacinë.

Spanja do të fillojnë turneun në Gjermani kundër Kroacisë të shtunën në orën 18:00, ndërsa Italia përballet me Shqipërinë në orën 21:00.

TV Klan do të transmetojë falas për publikun shqiptar të 51 ndeshjet e EURO 2024.

/tvklan.al