Kosova votoi sot për qeverinë e re të vendit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare ku do të zgjidhen edhe 120 deputetet e parlamentit te ri.

Qendrat e votimit u mbyllen në orën 19.00 në të gjithë territorin e Kosovës, ndërkohe që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se pjesëmarrja ishte me shume se 40%. Sipas të dhënave të deritanishme, pjesëmarrja më e lartë në votime u vu re në komunat me shumicë serbe.

Procesi i votimit u mbyll i qete pa shënuar incidente madhore. Kreut i Partise Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, kishte harruar dokumentin e identifikimit dhe nuk u lejua të votonte. I shoqëruar nga bashkëshortja ai u kthye serish në qendrën e votimit pasi mori letërnjoftimin në shtëpi.

Me shumë se 29 mijë vëzhgues ndoqën procesin e votimit, mes tyre nga dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie i cili ndodhej ne Drenas dhe shprehu besim për zgjedhjen e qytetareve të Kosovës.

Ne garën e sotme morën pjese 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 lëvizje qytetare. Tre janë kandidatet kryesore për kryeministër.

Ish kryeministri Kosovës, Ramush Haradinaj, emri i te cilit u propozua nga koalicioni mes AAK-se, PDK-se dhe Nismës.

Avdulla Hoti, ministri ne largim i financave,  është propozimi i koalicionit te formuar mes LDK-se,  Aleancës Kosova e Re dhe Alternatives si dhe  Albin Kurti, kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, e cila në këto zgjedhje garon e vetme./Tv Klan