Jahti luksoz Bayesiani miliarderit britanik Michael Lynch u fundos nga një shtrëngatë e fuqishme dhe e papritur shiu dhe jo nga një vorbull uji, siç u tha më herët.

Pista e hetimit është për një vrasje të shumëfishtë nga pakujdesia, por persona rreth të cilëve ngrihen dyshime për vrasje ende nuk ka.

Në këto përfundime kanë arritur deri më tani hetuesit e qytezës Termini Imereze, në zonën e juridiksionit të së cilës ndodhi tragjedia e mëngjesit të së Hënës, ku humbën jetën 7 persona, ndërsa 15 të tjerë u shpëtuan.

Prokurori Raffaele Cammarano tha në një konferencë për shtyp se pronari i jahtit Mike Lynç dhe 5 personat e tjerë që u nxorrën pa jetë nga thellësia, ndodheshin në të njëjtën dhomë në anën e majtë të mjetit lundrues.

Arsyeja pse ata ndodheshin së bashku ishte të gjithë ata që nuk mundën të dilnin u mblodhën në të njëjtën dhomë mes 6 të tillave në kërkim të një hapësire me oksigjen.

Nën hetim është vënë edhe kapiteni neozelandez James Catfield. Ai dyshohet për shkelje të rregullores pasi mendohet të jetë larguar nga pulti i komandimit menjëherë pas nisjes së stuhisë, pa u dhënë ndihmën të gjithë personave në bord sipas rregullores.

Tv Klan