Kisha Katolike, do të mirëpresë 50 të rinj të besimeve të ndryshme nga vende të Mesdheut dhe rajonit të Detit të Zi, për të ashtuquajturën Takimi Mesdheut 2024, që pason takimin që u mbajt në Marsejë dhe u drejtua nga ati i shenjtë Papa Françesku, një vit më parë.

Arqipevshkvi i Kryedioqezës së Tiranës dhe Durrësit, Imzot Arjan Dodaj, e quan përzgjedhjen e Shqipërisë nga Vatikani, për të pritur MED2024,  të rëndësishëm, ndërsa shpjegon se çfarë është në vetvete ky aktivitet që do të zgjasë një javë.

Me temën “Shtegtarë të shpresës, ndërtues të paqes” të rinjtë nga kjo e hënë do të vihen përballë diskutimeve dhe takimeve që lidhen me sfidat aktuale që po përballet bota, ku komunikimi ndërfetar dhe kulturor shihet si një nga mënyrat për t’i kapërcyer.

Ky aktivitet i rëndësishëm për kishën katolike, përkon edhe me 10 Vjetorin e vizitës së atit të shenjtë në Tiranë, në Shtatorin e 2014tës.

Ndërsa Monsinjor Arjan Dodaj rrëfen se çfarë Papa Françesku, i ka thënë në një takim të përbashkët një javë më parë për Shqipërinë.

Njëkohësisht të rinjtë që vijnë nga 25 vende të ndryshme do të njohin edhe historinë dhe kulturën e Shqipërisë përmes qyteteve dhe siteve historike, duke u përmbyllur me 21 Shtator.

Tv Klan