Këngëtari amerikan dhe anëtari i grupit pop Jackson 5, Tito Jackson është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare. Sipas informacioneve të siguruara nga mediat e huaja nuk është bërë ende i ditur shkaku i vdekjes së 70-vjeçarit.

Së fundmi ai ishte në Mynih përpara një shfaqjeje që do të jepte grupi i tij muzikor. Tito Jackos, vëllai i Michael Jackson ndërroi jetë ditën e sotme. Lajmin për ndarjen nga jeta të këngëtarit e ka konfirmuar një mik i vjetër i familjes Jackson, Steve Manning.

Gjithashtu tre djemtë e tij, Taj, Taryll dhe TJ Jackson, kanë shprehur dhimbje për humbjen e babait të tyre. ata shkruajnë:

“Jemi të tronditur, të pikëlluar dhe të thyer në zemër. Babai ynë ishte një njeri i jashtëzakonshëm që kujdesej për mirëqenien e të gjithëve.”

“Ai do të na mungojë jashtëzakonisht shumë. Do të jetë përgjithmonë ‘Tito Time’ për ne.”

“Ju lutem mos harroni të bëni atë që babai ynë gjithmonë predikonte dhe kjo është: ‘Duajeni njëri-tjetrin’. Ne ju duam!”

Grupi Jackson 5 pati hite në vitet 1970 duke përfshirë ABC, I Want You Back, Blame It On The Boogie dhe I’ll Be There, dhe u futën në Rock & Roll Hall of Fame në vitin 1997./tvklan.al