Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta zhvilloi një takim me banorët e Cërrikut, ku prezantoi Astrit Xhelilin, si kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 qershorit. Duke kërkuar votën e banorëve të Cërrikut për LSI-në, Meta tha para tyre, se tashme është koha për të vepruar e jo për retorika boshe dhe se partia që ai drejton është një hap drejt realizimit  të programit te saj, që në thelb ka ndryshimin e gjendjes së rëndë ekonomike dhe punësimin.

Ilir Meta:Është koha për veprim, që të bashkohemi në politikën e LSI-së, që të gjithë politikat qeverisëse, ekonomike dhe fiskale t’i shndërrojë në synimin kryesor për të hapur vende të reja pune në Cërrik, në Elbasan, në të gjithë Shqipërinë. Ju keni nevojë për vende pune dhe ne kemi një program të posaçëm siç është ai për punësimin jetik, që do të garantojmë nga çdo familje që nuk ka sot asnjë pagë asnjë të ardhur, të paktën një njeri në punë.”

Në Cërrik Meta falënderoi edhe 200 anëtaret e rinj të kësaj force, duke thënë se anëtarësimi i vazhdueshëm i të rinjve në LSI dëshmon se kjo parti ka jo vetëm programe konkrete, por edhe shpirtin e veprimit./tvklan.al