Mickoski i dërgoi mesazh opozitës për bashkëpunim. Sipas tij çdo maqedonas, shqiptar, turk, serb, rom, vlleh, boshnjak dhe të gjithë të tjerët duhet që të  bëjnë gjithçka për atdheun.

Hristijan Mickoski, mandatar për formimin e qeverisë: Ju e keni dorën time të zgjatur, për t`u ulur dhe biseduar për çështjet e hapura dhe të rëndësishme. Çështje të rëndësishme për qytetarët. Do t`i respektoj propozimet tuaja dhe mos prisni përndjekje politike për shkak se nuk do ta harxhoj kohën ashtu siç e harxhuat ju. Por do të ketë përgjegjësi për çdo krim.

Qeveria e re premton 55 mijë vende të reja pune, të ulë taksat, të rrisë pensionet, po ashtu investime në infrastrukturë prej 2 miliard euro për 4 vite, përfundimin e autostradës Kërçovë-Ohër dhe rikonstruksionin e korridorit hekurudhor 10.

Athina, Brukseli dhe Uashingtoni, do e ndjekim me kujdes betimin solemn të Hristijan Mickoskit, i cili ka paralajmëruar se ndryshe nga Presidentja Siljanovska do te përdor emrin kushtetues – Maqedonia e Veriut.

Seanca për zgjedhjen e Qeverisë pritet qe të zgjasë dy ditë më së voni deri të dielën në mesnatë.

Shumica e re parlamentare numëron 78 deputetë nga 120 deputetë gjithsej. Në kabinetin e ri qeveritar, 15 anëtarë janë nga e djathta VMRO-DPMNE-ja, 6 pjesëtare të qeverisë vijnë nga koalicioni shqiptar VLEN dhe 2 nga Lëvizja “Znam”.

Klan News