Legjenda e boksit do të përballet me Jake Paul me 20 korrik në Teksas

Ish-kampioni i peshave të rënda, Mike Tyson do të rikthehet në ring. Ikona e dorezave do të përballet me Jake Paul më 20 korrik në stadiumin AT&T në Arlington, Teksas, shtëpia e klubit të futbollit amerikan, Dallas Cowboys, që ka një kapacitet prej 80 mijë vendesh.

Pol është një ish-influencer në YouTube, i kthyer në boksier. Tyson, i cili konsiderohet si një nga boksierët më të mëdhenj të peshave të rënda të të gjitha kohërave, tha se do të ishte kënaqësi të përballej me Paul, i cili është 27 vjeç dhe ka një rekord 9-1 me gjashtë ndeshjet ë fituara me knock out.

“U riktheva! Firmosëm një kontratë”, shkroi legjenda e boksit në rrjetet sociale. ‘Iron Mike’, i cili ka një rekord në ring me 50 fitore dhe 6 humbje, 44 prej të cilave me knock out rikthehet në ring në moshën 58-vjeçare. Në vitin 2020, Tyson u përballe me Roy Jones në një ndeshje që gjyqtarët e gjykuan si barazim.

Klan News