Teksa ndodhet në Izrel gjatë një takimi me presidentitn Isaac Herzog, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken e cilësoi misionin diplomatik nga Uashingtoni për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Gaza ndoshta mundësia më e mirë dhe të  fundit.

Ai u kërkoi të gjitha palëve që të përfundojnë marrëveshjen e cila prej kohësh ka ngecur.

Antony Blinken, Sekretari Amerikan i Shtetit: Ky është një moment vendimtar. Ndoshta mundësia më e mirë dhe  e fundit për të marrë pengjet në shtëpi, për të arritur një armëpushim dhe për t’i vënë të gjithë në një rrugë më të mirë drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme. Unë jam këtu si pjesë e një përpjekjeje intensive diplomatike. Është koha që kjo të përfundojë.

Blinken zhvilloi një takim dy orësh kokë më kokë  me kryeministrin Benjamin Netanyahu ndërsa në Gaza forcat izraelite u futën më tej në Khan Younis duke kryer sulme në shumë kampe. Bisedimet maratonë drejt një armëpushimi që ka vazhduar prej muajsh janë caktuar të vazhdojnë këtë javë në Kajro, pas një takimi dy-ditor në Doha javën e kaluar.  

Hamas publikoi një deklaratë zyrtare të dielën në të cilën hodhi poshtë kushtet për një marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe armëpushimin që u diskutuan në Doha të enjten dhe të premten, dhe fajësoi kryeministrin Benjamin Netanyahu për vendosjen e pengesave të reja në bisedime.

Netanyahu, nga ana e tij, thuhet se u tha ministrave të kabinetit më herët  se ishte pesimist për shanset për një marrëveshje, veçanërisht duke pasur parasysh se Izraeli kishte negociuar në mënyrë efektive me vendet ndërmjetësuese dhe jo me Hamasin, i cili refuzoi të dërgonte një delegacion në raundin e fundit. të bisedimeve.  

Ndërkaq një shpërthim me bombë në Tel Aviv është konfirmuar si një sulm terrorist. Një person që mbante bombën, e cila shpërtheu pranë një sinagoge, u vra dhe një kalimtar u plagos, sipas policisë. Shpërthimi ndodhi pasi sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken mbërriti në Tel Aviv. Brigadat e armatosura të Hamasit al-Qassam morën përgjegjësinë për shpërthimin vdekjeprurës me bombë

Klan News