Mike Tyson ndihet gati për t’u rikthyer në ring. Ikona e boksit do të përballet me youtuber-in e kthyer në boskier Jake Paul më 15 Nëntor në Teksas.

Përballë njëri-tjetrit të dy nuk i kursyen ngacmimet dhe shtyrjet. Ndeshja midis të dyve e caktuar të zhvillohej më 20 Korrik u shty për shkak të problemeve mjekësore të ikonës së boksit.

Gjatë një konference për shtyp në New York, Paul ngacmoi Taysonin pikërisht për këtë fakt.

Jake Paul, boksier: A të dhëmb barku? E dua Mike, e respektoj por nuk jemi më miq. Më 15 Nëntor do ta hedh këtë njeri në tapet, e do ta shikojmë se kush është i vdekur. Ke për ta parë! Ai të hedh në tapet me një grusht, ka qenë boksieri më i mirë i peshave të rënda të të gjitha kohërave, por unë do e mund!

Ndërsa Tajson tha se tani ndihej më miri e gati.

Mike Tyson, boksier: Unë ndihem shumë mirë! Do të flas pak, e veten do ta tregoj në ring.

Sfida e boksit do të zhvillohet në stadiumin e Dallas CoWboys në Arlington të Teksasit.

Klan News