Do të zhvillojë një duel bamirësie me Roy Jones Junior

Mike Tyson do të kthehet sërish në ring në moshën 54-vjeçare. Në një shfaqe boksi ai do të sfidohet nga Roy Jones Junior, vetëm 3 vjet më i ri si Tyson. 

Dueli mes tyre do të zhvillohet në orët e para të ditës së dielë me orën shqiptar në Staples Center të Los Anxhelos. Tyson nuk bokson prej vitit 2006, ndërsa Roy Jones Junior prej 2008, por të dy u dukën në formë në peshimin para duelit.

Një sfidë me 8 raunde nga 2 minuta secili për të kthyer edhe një herë emocionet e së kaluarën Mike Tyson ishte i pathyeshëm në ring. Në fakt kjo sfidë nuk vlen se cili do të jetë fitimtari, por për një spektakël boksi të peshave të rënda që do të shërbejë për bamirësi.

Tv Klan