Rafael Leao ka qenë një nga lojtarët më të përfolur në ditët e fundit. Barcelona ka shfaqur interes për sulmuesit portugez, pasi dështoi në transferimin e Williams nga Athletic Bilbao.

Milani e vlerëson rreth 120 milionë euro lojtarin, por kuqezinjtë kanë vendosur të mos e shesin, të paktën në këtë merkato vere.

Kjo u konfrimuar nga CEO i klubit, Giorgio Furlani, i cili garantoi tifozët se Leao nuk do të shitet.

“Rafael Leao nuk do të largohet nga Milani këtë verë. Transferim te Barcelona? Ai do të qëndrojë te Milani dhe unë ju garantoj se nuk do të largohet.”, deklaroi Furlani për “El Chiringuito”.

Leo është pjesë e Milanit nga vera e vitit 2019, kur u transferua nga francezët e Lille dhe në pak kohë, u kthye në një lojtar kyç për skuadrën.

Gjatë kësaj periudhe, 25-vjeçari numëron 165 ndeshje të luajtura me Milanin, ndërsa ka shënuar 47 gola. /tvklan.al