Debatet dhe luftë e hapur që ka përfshirë Ministrinë  e Drejtësisë dhe gjyqësorin shqiptarë, duket se ka dy anët e saj të medaljes. Mendimet e kundërta mbi pavarësinë e gjyqësorit dhe monitorimet e punës së gjyqtarëve, ka shprehur ministri i drejtësisë Alibeaj dhe konstitucionalisti, Luan Omari.

Enkelejd Alibeaj: “Sistemi gjyqësor ose të gjithë gjyqtarët janë ndjerë paksa të monitoruar nga fakti që sekretaria gjyqësore është e monitoruar nga ministri dhe ministri do ta çoj deri në fund detyrën e vet ligjore. Të mos e konsiderojnë veten si jashtë çdo lloj kontrolli”.

Luan Omari: “Ka një farë monitorimi mbi gjyqësorin. Ka po ashtu edhe ekzekutivi, është një monitorim që njihet i ekzekutivit, por duhet thënë që ky monitorim ka kufi dhe është tendencë e çdo ekzekutivi që këto kufij te tejkalohen. Dua të përmend të kujtoj se kjo çështje u diskutua edhe në konferencën e Venecias i cili këtë e kritikojë duke thënë që kontrolli është përogrativ vetëm e KLD-së”.

Gazetarja: Ka ndryshuar diçka në raport me marrëdhëniet me gjyqësorin?

Enkelejd Alibeaj: “Po, ka ndryshuar diçka. Është rritur intensiteti i ministrisë për t’ju ofruar ndihmë, për t’iu ofruar shërbim dhe për t’i kërkuar llogari”./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani