Kosta Barka: “Në vitin 2008 parashikojmë që popullsia nën vijën e varfërisë të arrijë në nivelin 14% nga 16.9% që ka qenë në vitin 2007. Për herë të parë për moszbatimin e kushteve të sigurisë në punë, inspektorati i punës ka bllokuar 2 aktivitete, uzinën e çelikut me subjekt Kurumin në Elbasan si dhe subjekt i Ital Krom në Burrel. Masat ekstreme janë marrë në ato sektorë ku janë konstatuar mungesa e masave të parandalueseve ndaj aksidenteve në punë si në sektorin e ndërtimit ku janë rreth 43.6% e numrit të përgjithshëm të gjobave në sektorin e prodhimit 23.2% dhe 13.9% në fushat e tjera.”/tvklan.al