Raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar për zhvillimin ekonomik të vendit për periudhën 2-vjeçare 2005-2007  lexohet në mënyra të ndryshme nga opozita dhe mazhoranca. Një ditë pasi kreu i opozitës Edi Rama përshëndeti raportin, duke e gjykuar si transparent pasi sipas tij konfirmonte dështimin e qeverisë Berisha, ministri i Financave Ridvan Bode e cilëson raportin si inkurajues për punën e qeverisë, pasi sipas tij vlerësohet zhvillimi tepër pozitiv ekonomik.

Ridvan Bode: “Sipas këtij raporti Shqipëria po arrin në p;artisi të reja të zhvillimit ekonomik, politik e shoqëror. Në vitet e fundit prodhimi i brendshëm bruto për frymë është rritur më shuam se dy herë, rezultat si në asnjë vend tjetër në tranzicion rritja ekonomike e Shqipërisë në këtë periudhë ka qenë 96%, 17 vendet në tranzicion kanë një rritje ekonomike mesatarisht me 50%.”

Bode ka komentuar dhe deklaratat e Ramës në lidhje me raportin e FMN-së, duke i kërkuar opozitës të pranojë rezultatet që ka arritur qeveria Berisha.

Ridvan Bode: “Në raport 107 faqe nuk përmendet asnjëherë fjala korrupsion, përenden këto që unë thashë pak më përpara, sigurisht që ka të shoqëruar me pasqyra ankese dhe në 107 faqe të gjurmosh për të gjetur 1/10 e faqes e ta përdorësh si argument për të lëshuar mallkim për vendin tënd, unë mendoj se nuk është korrekte. Unë mendoj dhe besoj se raporti është vlerësues për Shqipërinë, tepër vlerësues, me nota tepër optimiste për Shqipërinë dhe kjo është mënyra më e mirë për t’u komportuar përpara një raporti të tillë, sesa përpjekja që përmes rreshtave të mund të gjesh një fjalë dhe për ta shndërruar atë në një kalë beteje.”/tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka

Operator: Klodian Keçi