Ministri i industrisë së rëndë dhe energjitikës ka deklaruar gjatë një takimi xhvilluar në hidroçentralin e Vaut të Dejës se do të ketë njëzet e katër orë drita për qytetin verior të Shkodrës. Shkaqet që e shtynë ministrin Doda në ktë vendim kanë qënë prurjet e mëdha të rreshjeve dhe fryrja e kaskadave në liqeneve në të gjitha hidroçentralet në veri të vëndit.
Viktor Doda: “Ne Shkodrës i japim gjithmonë më shumë se sa pagun, por vetë fakti kur ne kemi shkarkime të ujrave nuk është normale që ne të bëjmë kufizime për vetë gjendjen e përmbytur që ka Shkodra kto ditë dhe pranaj dhashë urdhër menjëherë që t’i ndërpresim kufizimet në mënyrë që banorve t’u krijojmë ato mundësi që të kenë energji elektrike.”
Gjatë ktij takimi ku i pranishëm ishte dhe zoti Gjergj Liqejza është diskutuar dhe për situatën e përmbytjeve të fundit në ktë rreth. Kështu në ktë kuadër probleme ka patur në fshatrat Naraç ku janë evakuuar dy familje si dhe në Gomsiqe ku si rezultat i përmbytjeve është dëmtuar dhe rruga automobilistike. /tvklan.al