Lajme Arkiva 2003

Ministri i Financave Kastriot Islami dhe përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri bën publike firmosjen e qeverisë shqiptare me FMN si edhe detyra që duhet të përmbush qeveria në kuadër të kësaj marrëveshje. Ministri Islami duke mos fshehur entuziasmin e tij dhe të qeverisë për nënshkrimin e marrëveshjes ka treguar se Fondi monetar Ndërkombëtarë pret nga qeveria shqiptare dhe e nxit atë që të ruaj stabilitetin politik si një element tepër i rëndësishëm në ecurinë e reformave.

Kastriot Islami: Vazhdimin e reformës në fushën e administratës publike, duke shtrirë parimet e shërbimit civil edhe në administratën tatimore dhe doganore në funksion të rritjes së stabilitetit, profesionalizmit dhe të integritetit të këtyre dy administratave. Marrjes së masave të ndjeshme për formalizimin e ekonomisë dhe për të rritur efikasitetin e luftës kundër evazionit fiskal në bashkëpunim me KAM Albania në fushën e doganave me asistencën angleze në fushën e tatimeve. Zhvillimin e një lufte të pakompromis kundër korrupsionit, kontrabandës, trafiqeve dhe krimit të organizuar, duke ngritur kapacitetet në njësitë e luftës kundër pastrimit të parave, krijimin e një klime miqësore juridike në ndihmë të zhvillimit të sektorit privat dhe krijimit të një klime të favorshme për biznesin vendas dhe të huaj e së fundmi vazhdimin e reformave strukturore në sektorët strategjik financiar për rritjen e investimeve të huaja direkte duke përshpejtuar veprimet lidhur me privatizimet e sektorëve strategjikë të tillë si banka e kursimeve, INSIG, Albtelekom e deri te KESH.

Përfaqësuesi i FMN-së ka nënvizuar se ka një progres të dobët në reformat strukturore gjë që ka sjellë edhe ngadalësim të rritjes ekonomike.

Përfaqësuesi i FMN-së: Progersi në fushën e reformave strukturore, ka qenë disi i dobët çfarë ka reflektuar pasigurinë politike dhe problemet në qeverisje, të cilat kanë ndikuar gjithashtu në ngadalësimin e rritjes së ekonomisë.

Zotërinjtë Islami dhe përfaqësuesi i FMN-së kanë shprehur dhe qëndrimin e dy institucioneve në lidhje me emërimet në dogana.

Përfaqësuesi i FMN-së: Gjatë kësaj periudhe pati një sqarim nga ana e autoriteteve shqiptare lidhur me një problem që kishte dalë dhe ne morëm sigurinë nga autoritetet shqiptare se gjithçka ishte konform regullave kështu që na lejoi ne që ta dërgonim materialin për në mbledhjen e bordit ekzekutiv.

Kastriot Islami: Nga informacionet zyrtare ai rezulton i padënuar. Në kontaktet që unë kam me përfaqësuesit e KAM Albania me të cilin ne kemi një bashkëpunim mjaft të ngushtë edhe në Ministrinë e Financave edhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, rezulton se gjatë dy muajve Janar-Shkurt rezultatet janë konform parashikimeve që ne kemi bërë dhe një realizim i kënaqshëm i këtyre parashikimeve. E dyta ka një ngritje të nivelit të menaxhimit të administratës doganore në momentin që është emëruar drejtori për të cilin ju bëni pyetjen./tvklan.al