Vazhdon në skenën e diplomacisë evropiane çeshtja Oçalan. Ministri i Mbrojtjes së Italisë tha se dërgimi i liderit kurd Abdullah Oçalan në Shqipëri mund të ishte një zgjidhje logjike pasi ai nuk do të ishte i sigurt për jetën e tij. Ministri tha se ka ende kohë për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme.

Ministri italian i Mbrojtjes reagoi sot zyrtarisht ndaj zërave për tratativat me qeverinë shqiptare për t’a dërguar liderin kurd Oçalan në Shqipëri. Ai nuk i ka mohuar kategorikisht këto zëra por ka shprehur një qëndrim kundërshtues ndaj një hapi të tillë.

Nuk mendoj se Shqipëria bën një zgjidhje të përshtatshme për sigurinë e Oçalanit. Do të ishte kontradiktore që nga njëra anë i mohuam Turqisë ekstradimin se atje është në fuqi dënimi me vdekje dhe nga ana tjetër ta çojmë Oçalanin në një vend ku jeta e tij mund të ishte në rrezik. Kam shprehur gjithmonë mendimin se përfundimi më i logjikshëm kësaj çeshtjeje do të ishte dëbimi i Oçalanit nga Italia me moticavionin emigracion i paligjshëm.”- tha ministri i Mbrojtjes./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori