Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko ka inspektuar punimet e superstradës Milot-Rrëshen, pjesë e rrugës Durrës-Prishtinë. Ky është segmenti më i vëshirë, të cilin e kanë marrë përsipër forcat xheniere. Vetëm gjatë 27 ditëve të para, ushtarakët kanë gërmuar dhe transportuar rreth 30 mijë metra kub dhe.

Gjatë gjithë gjatësisë së rrugës u shpreh Majko, nuk do të prishet hekurudha Milot-Rrëshen, madje forcat xheniere do ta mirëmbajnë atë. Më pas, Majko u interesua për kushtet e punës dhe të fjetjes së forcave ushtarake. Ndërsa komandanti i brigadës së xhenios, Sinan Bunguri shprehet.

Sinan Bunguri:- “Ne në fillim patëm vështirësi për t’u ngjitur në majë të skarpatit, pasi kjo lartësi shkon mbi 35 metra, por pengesa kryesore që është bërë për ne në këto ditë punimeve kanë qenë disa shtylla të tensionit të lartë dhe tensionit të ulët që akoma nuk po marrin drejtim nga autoritetet e KESH-it”./tvklan.al