Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Autoritetet lokale të qytetit të Fierit, takohen me Ministrin e Punëve Publike Spartak Poçi, drejtorin e përgjithshëm të policisë ndërtimore Mit’hat Havari dhe specialistë të këtyre dikastereve. Kryetari i bashkisë së Fierit, Nikollaq Koshovari, i bëri një rezyme ministrit Poçi, mbi infrastrukturën e këtij qyteti, i cili sipas Koshovarit, ka shumë probleme të trashëguara nga KRT-ja e mëparshme.

Më pas në fjalën e tij ministri Poçi theksoi, se jeni shumë të vonuar, sepse investimet për zbatimin e projekteve kanë ardhur që në fillim të muajit Shkurt. Sipas ministrit Poçi, në fondet që janë aprovuar në listën e objekteve shtesë për vitin 2001, do të përmirësohet rrjeti rrugor, ujësjellësit etj. Për këtë, tha ai, janë programuar afro 900 mijë lekë të reja./tvklan.al