Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Risku social që shkakton rritjen e çmimit të energjisë elektrike bien mbi shtetin dhe jo mbi KESH-in. Ministri i Energjetikës Viktor Doda në një takim me sindikatën e punonjësve të industrisë deklaroi:

Viktor Doda:- “KESH-i është një kompani e cila drejtohet dhe menaxhohet me ligjet e ekonomisë së tregut, kurse shteti ka për detyrë të bëjë politika sociale. Nuk është dëgjuar që riskun e çmimit ta ndajë KESH-i me popullatën, kjo është non sens i ekonomisë së tregut, por pastaj është detyra e qeverisë, që të bëjë politika sociale për mbrojtjen e shtresave në nevojë”.

Sindikalistët u ankuan për rritjen e çmimit dhe kufizimet e energjisë elektrike, sidomos për qytetin e Shkodrës. Doda parasheh 2007, si kohën e zgjidhjes optimale të krizës energjetike./tvklan.al