Fatmir Konja: “Ministria e Brendshme u drejtohet dhe u bën thirrje dhe një herë të gjithë atyre qytetarëve që nuk kanë pasaportat për udhëtim jashtë vendit të paraqiten pranë zyrave të bashkive dhe komunave për t’u pajisur me letërnjoftimin elektronik. Të gjithë ata persona që nuk kanë pasaportë dhe nuk do të kenë marrë letërnjoftimin elektronik deri më datën 15 Prill 2009 do të kenë të gjitha sanksionet e parashikuara në vendimin e këshillit të ministrave dhe nuk do të marrin asnjë shërbim publik nga institucionet shtetërore. Ministria e Brendshme u ka kërkuar kryetarëve të bashkive dhe komunave në vend dhe punonjësve të policimit në komunitet të kontaktojnë dhe lajmërojnë të gjithë ata qytetarë që nuk kanë pasaporta për t’u paraqitur në zyrat e aplikimit, të cilat janë në dispozicion të këtij grupi qytetarësh”./tvklan.al