Suedia afron mbështetje politike dhe ekonomike për Shqipërinë. Këtë e ka deklaruar Ministrja e Jashtme Suedeze në takimin me Presidentin Mejdani. Në takimin me Kryeparlamentarin Gjinushi është vlerësuar roli që duhet të luajnë dy vendet në kuadër të paktit të stabilitetit. Suedia, theksoi Ana Lin, do të mbështesë interesat e Shqipërisë për anëtarësimin në BE.

Ajo është takuar dhe me Kryeministrin Majko. Pas këtyre takimeve Ministri i Jashtëm Milo dhe Ana Lin, kanë deklaruar për gazetarët se situata në Kosovë po shkon drejt normalizimit. Ministrja Ana Lin ka shprehur dëshirën për të vizituar Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë. Zonja Lin e shoqëruar nga dy ambasadorët e vendeve përkatës ka pyetur dhe është interesuar për mungesat.

Nga mjekët është ngritur shqetësimi pasi kjo është e vetmja qendër ku paraqiten njerëz nga gjithë rrethet e tjera. Mungesa e fondeve për rregullime dhe pajisje të reja ishin ndër shqetësimet e mjekëve të cilat ja kanë paraqitur zonjës Lin. Një ndër kërkesat pa marrë ndonjë premtim nga zonja Lin ishin mjetet dhe trajnimi në fushën e radiologjisë dhe onkologjisë./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame