Diagnostikimi dhe trajtimi i të sëmurëve me tuberkulozë nuk do të bëhet më vetëm nga dispanseritë dhe spitali universitarë i sëmundjeve të mushkërive, i njohur ndryshe si sanatoriumi, por do të realizohet edhe nga mjekët e familjes si dhe do të trajtohet në nivel spitalor. Ky ndryshim është parashikuar në strategjinë e re kombëtare kundër tuberkulozit. Sipas specialistëve situata e kësaj sëmundje në Shqipëri nuk është shqetësuese.

Hasan Hafizi: “Çdo vit kemi 13 raste të reja për 100 mijë banorë. Kontrolli i tuberkulozit nga një sistem vertikal që do të thotë, që spitali universitar i mushkërive “Shefqet Ndroqi”  ishte qendra kombëtare e kontrollit, Dispanseria dhe kaq u mbyllte cikli. Tani Spitali Universitarë i Mushkërive është kthyer spital i përgjithshëm dhe rolin e merr programi kombëtarë i tuberkulozit, në një farë mënyre kontrolli i tuberkulozit kalon në shërbimin publik”.

Edhe pse numri i të prekurve nga tuberkulozi ka ardhur në ulje. Ministrja e Shëndetësisë Anila Godo, kërkoi vëmendjen e mjekëve për kapjen në kohë të saj.

Anila Godo: “Një nga sfidat më të rëndësishme të strategjisë së re është integrimi i tuberkulozit në shërbimin publik. Kërkohet një angazhim shumë i madh i mjekëve dhe personelit në shërbimin publik dhe një forcim i mëtejshëm i programit kombëtar të kontrollit të tuberkulozit”.

Hartimi i strategjisë kombëtare kundër tuberkulozit, erdhi pasi strategjia ekzistuese nuk i përgjigjet nevojave të vendit për kontrollin e kësaj sëmundjeje./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami

Operator Petrit Xhaferri