Reformimi i sistemit shëndetësor do të vazhdojë të jetë një nga prioritete e qeverisë edhe në të ardhmen. Kështu është shprehu  kryeministri Sali Berisha, gjatë Konferencës Kombëtare të Infermierit të organizuar nga Ministrisë së Shëndetësisë, urdhri i infermierëve dhe USAID. Kreu i qeverisë shprehu mirënjohjen e për punën e infermierëve, ndërsa kërkoi që të vendosen standarde unike, si për sektorin privat ashtu edhe për atë shtetëror. Po ashtu kryeministri premtoi se do vijoj me rritjen e pagave për këtë kategori.

Sali Berisha: “Zonja ministre kam besim se në bashkëpunim me urdhrin tuaj do të përpunoj dhe të aplikoj standardet më të mira. Këto standarde duhet të jenë unike, si për sektorin publik ashtu dhe për sektorin privat, puna e infermieres është më e vështira dhe shpërblimi ishte i pa pranueshëm, ndaj dhe vendosëm të dyfishojmë rrogat tuaja. Duke filluar nga 1 maj rrogat tuaja janë të dyfishuara. Unë ju garantoj ju se ky proces do të vazhdojë me vendosmëri të madhe. Kemi hedhur bazat për një reformë më të thellë në sistemin shëndetësor. Ju garantoj se në rast se shqiptarët do t’i japin kësaj mazhorance mandatin e dytë, do të jetë përparësi e të gjitha përparësive”.

Ministria e Shëndetësisë, Anila Godo, theksoi se angazhimi dhe ndërhyrja e qeverisë vitet e fundit nuk ka qenë vetëm në sistemin e pagave për këtë kategori, por edhe në shtimin e numrit të infermierëve me arsimin përkatës.

Anila Godo: “Shkollat e larta të infermierisë janë shtrirë në mëse gjashtë qytete të vendit, në vitin 2005 këto shkolla nxirrnin rreth 400 infermierë të rinj, çdo vit kemi pasur një tendencë në rritje, derisa në vitin e funti kemi pasur rreth 1200 infermiere çdo vit. Duke arritur kështu në 32 infermiere për 100 mijë banorë raport ky i përafërt dhe me atë të Europës. Në fakultetin e infermieristikës ka filluar të aplikohet sistemi i Bolonjës. Në 1999 në të gjithë vendin vetëm 1.8% e infermiereve ishin me shkollë të lartë në 2005 arritëm në 3%, në 2008 në 8 % dhe kjo rritje vazhdon nga viti në vit”

Po ashtu ministria e Shëndetësisë dhe presidenti i Urdhrit të Infermierëve Shqiptarë, Sabri Skënderi, vunë në dukje se formimi profesional bazë  i infermierëve vazhdon të jetë i pa standardizuar. Ndërsa kërkuan vëmendje maksimale në edukimin e vazhdueshëm të tyre./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami