Parlamenti hungarez miratoi ligjin, që i shndërron në ilegale organizatat që financohen nga miliarderi Xhorxh Soros.

Ligji i konsideron si anti-kombëtare të gjitha organizatat jo-qeveritare humanitare që mbështesin financiarisht emigrantët e paligjshëm.

Kryeministri Orban e konsideron Sorosin si arkitektin e valës së emigrantëve në Europë të dy viteve më parë.

Ai akuzon filantropin me origjinë hungareze, të cilin e ka edhe kundërshtar politik, se po përpiqet të islamizojë Europën.

Tv Klan