Në ditën që kryeministri hungarez Viktor Orban e propozoi për një mandat të ri pesë-vjeçar në Bruksel komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi përsëriti vlerësimet për integrimin e Shqipërisë në BE.

Oliver Varhelyi: Reformat në Shqipëri kanë vijuar kryesisht të fokusuara në zbatimin e reformës së re në drejtësi. Sidoqoftë më tepër përpjekje janë të domosdoshme në funksionimin e shtetit ligjor, lirinë e shprehjes, të drejtat e minoriteteve dhe të proneësisë. Qëndrimi yne përsa i përket negociatave mbetet në fuqi. Duhet që të hapen sa më shpejt të jetë e mundur negociatat e BE-së me Shqipërinë përsa i përket kapitullit të parë atij për çështjet themelore. Ky proces duhet që të pasohet me hapjen e kapitujve të tjerë të negociatave në gjashtë mujorin e dytë të këtij viti.

Mbetet në dorë të presidentes së Komisionit Evropian nëse do t`ja besojë sërish të njejtën detyrë zotit Varhelyi  pasi ai është ndeshur me kritika për qasjen e tij ndaj shteteve kandidate me shqetësime për sundimin e ligjit dhe demokracinë.

Për hapjen e negociatave të kapitujve të parë me vendin tonë pritet nëse Greqia do ta rishikojë qëndrimin e saj bllokues pasi asnjë shtet tjetër brenda BE-së nuk ka deklaruar ndonjë kontestim për Shqipërinë.

Klan News