Mes vlerësimeve të kolegëve, Mirela Bogdani, u zgjodh këtë të premte si drejtuese e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Ajo ishte kandidatja e vetme për zëvendësimin e Alfred Ballës, ky i fundit i larguar për shkak të procesit të vetingut.

Bogdani në prezantimin e platformës së saj, vuri theksin te bashkëpunimi mes vetes i Këshillit, bashkëpunimi me institucionet e tjera dhe puna që KLP duhet të bëjë për ngritjen e figurës së prokurorit.

Bogdani është drejtuesja e tretë e Qeverisë së Prokurorëve që prej konstituimit të këtij institucioni.

Tv Klan