Mirela Bogdani është zgjedhur kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë pas përjashtimit nga Vetingu të Alfred Ballës. Me votë unanime, 10 anëtarët votuan pro kandidaturës së Bogdanit, e cila ishte e vetme në garë.

Bogdani theksoi se prioritet do të jetë reforma në drejtësi dhe rritja e besimit të publikut në institucionet e drejtësisë.

Mirela Bogdani vjen nga radhët e shoqërisë civile. Ajo kishte kandiduar për drejtimin e KLP-së dhe në vitin 2022. Në garë ishin në total katër kandidatë dhe me shumicë votash u zgjodh Alfred Balla.

Klan News