Mirela Milori: Ka përfunduar tani në orën 2:25 të mesditës ankthi i qytetarëve shkodranë. Në orën 10:30 të mëngjesit ka filluar një ngjarje jo e zakontë për këtë, kryeqendrën e veriut Shkodrën pasi ka qenë pikërisht Sokol Vuçeta i cili ka mbajtur në ankth mjaft banorët e lagjes përreth duke mos u dorëzuar tek policia. Ka qenë një tentativë për ta arrestuar dhe për ta ndaluar nga policia e cila ka dështuar në fillim, ka pasur dhe shkëmbime zjarri të cilat fatmirësisht pa viktima. Pas mjaft negociatave nga i vëllai, negociata të cilat nuk kanë dhënë asnjë rezultat, më në fund ka qenë një prej shkoëve të tij i cili ka mundur ta bindë që ai të dorëzohet në forcat e policisë. Në këto momente në makinën që ndodhet mbrapa shpatullave të mia ndodhet e jëma e Sokolit që me sa duket ka qenë dhe pengu i vetëm i kësaj historie ndërsa vetë Sokoli ka qenë në një makinë më përpara. Tashmë ndodhet në duart e komisariatit, ndodhet në Komisariatin e Policisë së Shkodrës. Fatmirësisht kjo ngjarje, e cila mbajti në ankth, jo vetëm qytetarët e Shkodrës, por gjithë qytetarët e vendit, ka mbaruar pa viktima. /tvklan.al