Kërcënimet i ka kthyer në forcë, duke shënuar dhe asistuar në ndeshjen e parë të sezonit të ri. Mirlind Daku shndërrohet në heroin e Rubin Kazan, pasi kontribuoi në fitoren 4-2 që skuadra mori në transfertën e Nizhny përballë Pari.

Vetëm 4 minuta i mjaftuan sulmuesit shqiptar për të tundur rrjetën kundërshtare dhe për të hedhur pas krahëve edhe situatën që shkaktoi veprimi anti-sportiv në kampionatin Europian.

Me numrin 10-të në shpinë, ai u gjend në kohën dhe momentin për të devijuar drejt portës topin e futur në zonë nga shoku i repartit. Daku vendosi ekuilibrat e rezultatit 1-1, teksa pak minuta më pas ishte sërish ai protagonisti. Ai shërbeu për Zatov, i cili në një penallti në lëvizje kaloi në epërsi Rubinin.

Në minutat e tjera, skuadrat shënuan nga një gol respektiv, por pa i hequr nga dora fitoren ekipit të Mirlind Dakut që debuton siç duhet në sezonin e dytë në Rusi. Edicionin e shkuar, sulmuesi shqiptar ndihmoi ekipin me 10 gola e 4 asiste, duke qenë edhe lojtari më i dalluar i Rubin Kazan.

Klan News