Publikimi në mediat shqiptare i rastit të Pëllumb Marnikollajt, ka zgjuar interesin edhe të mediave greke, të cilat kanë nisur të ngrejnë pikëpyetje mbi vdekjen misterioze të emigrantit shqiptar.

Sipas tyre është e pakuptimtë sesi një ngjarje e tillë që ka të bëjë me vdekjen e ish të burgosurit shqiptar Pëllumb Marnikollaj në komisariatin e policisë në Patisia, është mbajtur krejtësisht e fshehtë nga autoritetet policore.

Duke i’u referuar vëmendjes së madhe që ka marrë kjo çështje në Shqipëri, mediat e vendit fqinj thonë se autoritetet vendase duhej të kishin informuar siç e parashikon ligji, edhe nëse viktima u hodh nga dritarja e komisariatit të policies, me qëllim që të vetëvritej.

Gjithësesi, mbi ngjarjen pritet të hidhet më shumë dritë, atëherë kur do të përfundojnë hetimet dhe do të jenë të disponueshme edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë, që janë sekuestruar në cilësinë e provës material.

Nga hetimi do të mësohen rrethanat reale të ngjarjes, si dhe nëse në rastin Marnikollaj janë zbatuar rregullat dhe ligjet përkatëse. Ambasada shqiptare në Athinë, thotë se është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet greke që kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Tv Klan