Opozita zhvillon një tjetër protestë para Bashkisë së Tiranës. Tubuesit iu rikthyen hedhjes së molotovëve.

Në drejtim të godinës së bashkisë u hodhën edhe vezë e sende të tjera. Po ashtu u dogjën edhe goma.

Kjo u bë edhe arsyeja e një përplasjeje me policinë. Teksa efektivët e policisë tentonin të shuanin djegien e gomave, një grup qytetarësh u vendosën pranë tyre duke penguar hedhjen e ujit.

Në drejtim të punonjësve të policisë që qëndronin para godinës është goditur edhe me fishekzjarre duke rrezikuar jetën e tyre.  

Protesta përsëritet për të disatën herë, ku vetëm brenda kësaj jave është dyta. Protestuesit hoqën edhe gardhin metalik të vendosur nga efektivët e policisë.

Ndryshe nga herët e kaluara, protestuesit mbanin edhe flamujt të Partisë Demokratike, shtyrë edhe nga vendimi që i la vulën liderit historik të saj, Sali Berisha./tvklan.al