Moska e konsideron provokim hyrjen e Forcave Speciale nga Prishtina në rajonet serbe në veri të Kosovës.

Përmes një deklarate për shtyp, zëdhënësja e Maria Zaharova tha se provokimi synonte frikësimin e serbëve që jetojnë atje.

Sipas saj, përpjekjet e vazhdueshme të Prishtinës për të vendosur kontrollin në territoret e populluara nga serbët nxit tensione ndëretnike.

Po ashtu minohen përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për një zgjidhje paqësore të konfliktit.

Forcat Speciale të policisë së Kosovës shoqëruan të shtunën presidentin Thaçi gjatë vizitës së tij në liqenin e Ujmanit në veri të vendit.

Tv Klan