Kemi shkruar shpesh për ta, por duket se vëllezërit Balla nuk kanë ndërmend të ndalen. Dy vite më parë Arnold dhe Artan Balla na bënë krenarë me performancën e tyre në America’s Got Talent (Lexo më shumë) e më vonë në Spanjë (Lexo më shumë), por tashmë vëllezërit nga Shqipëria kanë hedhur një hap më tej.

Ata kanë hyrë në histori duke vendosur rekord botëror për kohën më të gjatë të qëndrimit në ekuilibër me sy të mbyllur në një cilindër. Për këtë arsye janë certifikuar edhe nga Rekordet e Librit Guinnes.

Sfidë e vështirë, por të vendosur për ta përballuar. Jemi shumë të lumtur për të njoftuar se kemi vendosur Rekordin Botëror Guinness për kohën më të gjatë të qëndrimit në ekuilibër me sy të mbyllur në një cilindër”, njoftuan ata përmes një postimi në rrjetet sociale ku kanë shpërndarë edhe momentin e performancës së tyre. Gjithçka ndodh në Times Square të New York-ut dhe akrobacitë e dy vëllezërve kanë marrë vëmendjen e të gjithë kalimtarëve aty.

Ndërkohë në të dhënat në Guinness thuhet se rekordi i regjistruar nga Arnold dhe Artan Balla është 61.95 sekonda dhe është kryer më 3 Mars të këtij viti./tvklan.al

LEXO MË SHUMË: Ekskluzive | Flasin vëllezërit që mahnitën SHBA-në: Thika dhe zjarr, çfarë po përgatisin për fazën tjetër të “Got Talent”