Tenisti Jannik Sinner rezultoi pozitiv ndaj një substance të ndaluar pak pas fitores në “Masters 1000” në Cincinnati.

Testi i kryer nga agjencia anti-doping, zbuloi se italiani ishte pozitiv ndaj një substance të quajtur “clostebol”, në Indian Wells që u zhvillua në muajin prill.

Pas një hetimi të gjatë dhe të detajuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Integritetit të Tenisit, u zbulua se substanca e ndaluar, është përdorur gjatë një fizioterapie të tenistit. Numri 1 i botës, u shpall i pafajshëm, pas hetimeve.

Fizioterapisti i Sinner, kishte përdorur një produkt që përmbante “clostebol”, për të mjekuar një plagë në gisht. Gjatë masazhit, ilaçi ra në kontakt me lëkurën e lojtarit dhe kjo bëri që në analiza të dalë pozitiv.

Agjencia Ndërkombëtare e Integritetit të Tenisit vendosi t’i hiqte 400 pikët e gjysmëfinales së Indian Wells dhe çmimin përkatës, rreth 300 mijë euro, por nuk do të ketë asnjë penalizim tjetër. /tvklan.al