Rafael Nadal u mund në finalen e Swedish Open nga portugezi Nunjo Borgez 6-3 6-2.

Tensiti spanjoll po luante ndeshjen e tij të parë për titull që nga triumfi i tij në French Open në vitin 2022, por gaboi disa herë gjatë shërbimit e në fund humbi në lojën që zgjati 1 orë e 27 minuta.

Objektivi i fituesit të 22 Grand Slameve është që të garojë në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Rafael Nadal, tenist: E kam shijuar shumë eksperiencën në këtë vend fantastik. Jam zbavitur në fushë dhe kam luajtur disa ndeshje të gjata. Nuk ishte dita ime më e mirë në këtë finale, por i duhet dhënë merita Nunjos. Ai luajti shumë mirë dhe ishte shumë e vështirë për mua, kështu që urime!

Nadal humbi pothuajse të gjithë vitin 2023 për shkak të një problemi në ijë dhe rikthimi i tij në fillim të këtij viti u ndal për shkak të një problemi muskulor. Në vazhdim probleme të vogla fizike ndikuan në performancën në French Open, ku ai u eliminua në raundin e parë.

14 herë fituesit i French Open vendosi të mos garonte në turneun e Uimbwlldonit, ndërsa vazhdon përgatitjet për olimpiadën, që do të zhvillohet në Roland-Garros nga 27 Korriku deri në 4 Gusht.

Klan News