Prova e parë e rëndësishme e Napoli të Carlo Ancelotti përfundoi me një humbje të thellë. Skuadra ku aktivizohet edhe Elseid Hysaj u mund me rezultatin 5 – 0 nga Liverpool në miqësoren e zhvilluar të shtunën në Dublin. Sfida u zotërua nga fillimi në fund nga ekipi finalist i Champions League, duke treguar se napolitanët kanë ende punë 2 javë para fillimit të Serie A.

Lojtarëve të Liverpool i mjaftuan pak minuta për të treguar focën e tyre. Milner realizoi në të katërtën golin e parë, ndërsa Wijnaldum nuk vonoi të dyfishonte rezultatin. Gjatë pjesë së dytë ishte radha e Salah, Sturridge dhe Moreno për të shënuar.

Liverpool do të zhvillojë një tjetër miqësore me Torino të martën para nisjes së kampionatit, ndërsa Napoli do të ketë dy teste me ekipe gjermane Borussia Dortmund dhe Wolfsburg.

Tv Klan