Ndërhyrjet në katet e para të pallateve janë kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm për banorët e lagjes Perash në qytetin e Shkodrës.

Kthimi i banesave në dyqane duke prishur kolonat mbajtëse dhe muret ndarëse është një fenomen që vazhdon prej vitesh.

“Ai do shembet më zi sesa është shemb ai i Gjirokastrës, ja ky, sepse prej në fund e deri në krye ky s’ka kolona kërkund.”

”Kemi moj, po si s’kemi frikë. Po ku kemi shku, ne s’kemi shtëpi të tjera”.

Specialistët thonë se mungesa e kontrolleve për respektimin e kritereve të sigurisë ka bërë që ndërhyrjet të jenë pa kriter.

Ardian Kalamishi: “Ndërhyrjet që kanë bërë pa kritere në katet e para, sidomos të banesave kanë krijuar probleme në qëndrueshmërinë e këtyre pallateve për arsye se gjatë llogaritjeve që janë bërë para viteve ’90 këto janë bërë duke marrë parasysh ramat ekzistuese për mosndërhyrjen e këtyre faktorëve që kanë bërë mbas viteve ‘90”.

Shkodra është një zonë me aktivitet të lartë sizmik dhe moszbatimi i kritereve të sigurisë si në pallatet para viteve ’90 dhe ato të ndërtuara vitet e fundit mund të shkaktojnë të tjera tragjedi të ngjashme me atë të Gjirokastrës./tvklan.al