Të dielën Spanja do të luajë ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të Euro 2008.

Kundër Italisë do të jetë një nga përballjet më interesante të garës së sivjetshme, por duket se në kampin spanjoll gjërat po shkojnë mirë dhe po pritet kjo ndeshje me humor të lartë.

Duke qenë se Pirlo do të mungojë për shkak kartonësh dhe do të jetë që nga minuta e parë, Xhenaro Gatuzo, Aragones, trajneri i skuadrës siberike në një konferencë për shtyp ka ironizuar me futbollistët italianë.

Ai ka thënë se askush nuk mund ta konsiderojë lojtar vital Gatuzon. Nëse është kështu atëherë unë jam prift. Ai është punëtor, por ndryshe nga Pirlo nuk është një fantazist në lojë.

Këto kanë qenë fjalët e Aragones, i cili më pas ka treguar se ka tërhequr vëmendjen futbollistit të tij, Sergio Ramos, sa i përket disiplinës edhe pse ai është një nga më të mirët e ekipit që drejton.

Tekniku i Spanjës ka thënë se ka biseduar me skuadrën për takimin me Italinë dhe se po stërviten fort.

Sipas tij askush në ekip nuk mendon se kundër Italisë nuk do të dalin fitues./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe