Kjo është motovedeta italiane, që mbërriti e para pranë gomones ku 11, prej më shumë se 30 klandestinëve, ishin gjallë. Ekuipazhi i saj arrriti të shpëtonte ç’të mundte, në kushtet e një deti me forë 6 ballë. Komandanti i këtij mjeti lundrues, Valter Marxhota, tregon misionin e pamundur të natës së parë dhe në momentin kur u ndeshën me 11 kufomat e gjalla.

Valter Marxhota: “Ne kemi shkuar në zonën e kërkimit në orën 21 e 47 minuta me urdhër të komandantit dhe pas një sinjali SOS. Gjatë natës, për shkak të kushteve të këqija të motit, veçanërisht nga lindja frynte shumë erë nuk mundëm të gjenim gomonen. Ndërsa në mëngjes, falë ndihmës së helikopterëve, të cilët e gjetën gomonen u nisëm me gjithë shpejtësinë drejt vendit ku ishte sinjalizuar. Arritëm në zonë në orën 9:30 min dhe pamë 11 njerëzit që vuanin nga hipotemia dhe u ngutëm t’i nxirrnim nga ajo gjendje.”

Ndërsa komandanti i përgjithshëm i grupit të 28 detar Koloneli, Ivano Baschieri, mosndërhyrjen e Guardia di Finanza -s dhe të palës shqiptare, e shpjegon me mungesën e mjeteve lundruese që të përballojë këtë egërsi deti. Duke shprehur ngushëllimet për viktimat ai thotë:

Ivano Baschieri: “Nuk është e vërtetë që nuk kanë marrë pjesë në operacion mjetet e Guardia di Finanza-s dhe të marinës shqiptare vetëm se nuk arritën të hynin në zonë për shkak të kushteve të këqija atmosferike, të cilat nuk i lejonin të hynin në afërsi të vendit ku po ndodhte ngjarja./tvklan.al