Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi largohet nga detyra dhe transferohet në Tiranë. Mësohet se Nushi, i cili kishte dy vjet në krye të Policisë së Fierit, është komanduar nëndrejtor për Rendin e Policinë në Elbasan.

Në vend të tij është emëruar Andon Marko, që mbante postin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Qarkut Fier.

Një ditë më parë edhe drejtori i Policisë së Vlorës u transferua në Tiranë, në Akademinë e Sigurisë. Në vend të tij është emëruar Artion Duka, që mbante detyrën e drejtorit të Policisë Berat./abcnews.al