Pas 5 muajsh të mbyllura rihapen plazhe dhe objektet e kultit

Algjeria rihapi 1.000 xhamitë e saj, kafenetë, plazhet dhe parqet pas 5 muaj nga izolimit për shkak të koronavirusit. Xhamitë u lejuan të rihapen duke ju kërkuar që të mbajnë jo më shumë se 1.000 njerëz dhe të sigurojnë distancën sociale mes besimtarëve.

Këta të fundit duhet që të mbajnë maska ​​dhe të sjellin me vete dyshekët e tyre të lutjes. Sidoqoftë, xhamitë mbeten të mbyllura për të gjitha gratë, fëmijët nën moshën 15 vjeç dhe të moshuarit. Po ashtu, lutjet kryesore javore të myslimanëve çdo të premte do të mbeten të ndaluara për të kufizuar turmat.

Qeveria  paralajmëroi se autoritetet do të mbyllnin xhamitë përsëri nëse algjerianët tregojnë madje një “indiferentizëm të vogël” ndaj masave parandaluese.

“Shëndeti i qytetarëve vjen para besimit.”

 Autoritetet algjeriane vendosën rihapjen e vendeve publike duke thënë se norma e përhapjes  se infeksionit besohet të jetë stabilizuar. Algjeria vendosi një bllokim të rreptë të lëvizjeve pasi u regjistrua rasti i parë me infeksion në fund të Shkurtit.

Ende nuk lejohet udhëtimi mes qyteteve dhe është me detyrim mbajtja e maskave edhe në mjedise të hapura. Turmat mbushën plazhet në kryeqytetin Algiers, duke shijuar më në fund në mes vapës së Gushtit mundësinë për të notuar në Detin Mesdhe. Algjeria ka raportuar më shumë se 38,000 infeksione me virus dhe 1.360 vdekje duke u listuar si shteti i tretë më i prekur në Afrikë pas Afrikës së Jugut dhe Egjiptit.

Klan Plus