Në radhë me orë të tëra për një certifikatë. Planifiko një paradite largim nga punët për t’u pajisur me një të tillë. Dy muajt e qershori dhe korriku, sjellin këtë situatë në Zyrat e Gjendjes Civile. Fluks studentësh dhe emigrantësh. Të parët kërkojnë më shumë se një, në varësi të degëve të konkurrimit, ndërsa emigrantët certifikatë për pasaportë. Kështu është çdo ditë, në radhë dhe të moshuarit që kanë humbur pasaportën dhe ju duhet identifikimi për të marrë pensionin.

“ Që në orën 8:00 kam ardhur, të mëngjesit. Ora tani është 11 e 10.”

Gazearja: “S’të ka ardhur radha?”

“Jo, s’ka ardhur akoma. Sepse duhet të kishte më shumë personel.”

“Nga mosqenia në rregull e personelit që i kthejnë nga dy-tre herë ato, i mbushin gabim dhe i kthejnë nga dy-tre herë.”

Arsyeve të këtij shtimi kërkesash, kryetarja e minibashkisë iu shton edhe personelin, tashmë me pushime.

“Qytetarët e kësaj njësie, që do të lëvizin jashtë shtetit dhe që nëpër ambasadat ju kërkohen përsëri një numër certifikatash. Dhe arsyeja e fundit është që është e përvitshme, periudha korrik-gusht janë periudhat që të gjithë njerëzit kanë të drejtë të marrin lejen e zakonshme të vitit. Kështu që nga 5 punonjëse që ka Njësia Bashkiake në këtë zyrë shërbejnë 3. Të gjitha këto, duke u grumbullur së bashku, bëjnë që ky fluks të jetë në rritje. Megjithatë ne e kemi përballuar. Javën e kaluar p.sh., si sot një javë, janë dhënë 580 certifikata brenda një dite.” /tvklan.al