Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Në muajin shtator zhvillohet testi i shitjes së shoqërisë Servcom. Në bazë të vendimit të këshillit të ministrave për privatizimin e saj brenda vitit 2004. Kjo është shoqëria e parë për privatizimin e kompanive të tjera të naftës. Asetet e vlerësuara nga shtabi drejtues dhe i administrimit të shoqërisë, kapin vlerën e gati 370 milion lekë të reja, kësaj shume i shtohet vlera e truallit, vlerësuar 130 milion lekë.

Sipas drejtorit të kompanisë shtetërore dhe shërbimeve të naftës Hoxha, mendohet që vlera e realizimit të shitjes së shoqërisë, me tender të hapur ndërkombëtar të arrijë në 700 milion lekë të reja.

Formula e miratuar nga këshilli i ministrave, parashikon 51-80% të paketës bazë t’u ofrohet operatorëve strategjikë. Ndërsa 415 punonjësit do të privatizojnë 20% të aksioneve të shoqërisë. Drejtuesit garantojnë se punonjësit nuk rrezikojnë në procesin e privatizimit.

“Ajo është e detyruar që të blejë aksionet e punonjësve të veçantë, në qoftë se do të kërkojë largimin po të punonjësve të veçantë mbi bazën e këtij ristrukturimi apo reformimi të kësaj shoqërie, në kushtet e tregut të shërbimeve”./tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj