Lajme Arkiva 2003

Krahas pranimit me konkurs në universitete këtë vit do të aplikohet një alternativë e re. Sistemi i ndjekjes së studimeve me kohë të pjesshme. Kjo do të realizohet kundrejt pagesës dhe pa konkurs.

Pritet që në fund të muajit Shtator Ministria e Arsimit së bashku me rektoratin Universitetit të Tiranës të marrin një vendim se cilat do të jenë fakultetet që do të aplikojnë këtë sistem në bazë të kërkesave. Rektori i Universitetit të Tiranës zoti Shezai Rrokaj shprehet.

Shezai Rrokaj: Deri më tani kemi konfirmimin nga Fakulteti i Ekonomisë, i cili për këtë vit që do të vijë përveç këtyre që u pranuan me kohë të plotë do të pranojë, ka propozuar 350 studentë. Kemi një konfirmim nga Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë i cili ka, nuk më kujtohet shifra në këto momente por rreth 150 për të gjitha degët, domethënë që ka ky fakultet, përveç gazetarisë. Kemi një konfirmim në parim nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës jo për të gjitha degët, por sidomos për ato degë që lidhen me mësuesin.

Megjithatë nuk është vendosur ende se si do të veprohet nëse kërkesat janë më të larta në krahasim me kapacitetet e fakulteteve. Vendosja e sistemit part-time, krijon avantazhe për personat që janë në marrëdhënie pune dhe për ata që duan të ndjekin një degë të dytë.

Ndjekja e leksioneve dhe seminareve do të jetë e detyrueshme dy herë në javë. Shkollat part-time do të kenë pagesë të njëjtë më atë të kuotave dytësore që dalin nga konkurset./tvklan.al